Haradinaj uron Ditën e Çlirimit, i përulemi të rënëve dhe i falënderohemi përjetësisht SHBA’s dhe NATO’s
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar 12 qershorin, Ditën e Çlirimit të Kosovës. Ai ka thënë se 12 qershori i vitit 1999 shënon fillimin e hyrjes së forcave tokësre të NATO-s në Kosovë dhe fitorën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave serbe. “12 qershori i vitit 1999 shënon fillimin e hyrjes së forcave […]
Foto: Ilustrim
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar 12 qershorin, Ditën e Çlirimit të Kosovës.
Ai ka thënë se 12 qershori i vitit 1999 shënon fillimin e hyrjes së forcave tokësre të NATO-s në Kosovë dhe fitorën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave serbe.
“12 qershori i vitit 1999 shënon fillimin e hyrjes së forcave tokësore të NATO-s në Kosovë dhe fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kujtojmë sot, betejat e përgjakshme anekënd Kosovës, ku mijëra luftëtarë trima, ranë dëshmorë për lirinë e Atdheut”, ka shkruar Haradinaj.
“I përulemi të rënëve dhe i falënderohemi përjetësisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shteteve aleate të NATO-s që Kosovës i dolën në krah, në kohën më vendimtare në historinë e saj! Kosovë, Urime Dita e Çlirimit!”, ka shkruar ai në fund