Haradinaj: Niveli qendror vendos për bashkimin e Mitrovicës

01.12.2018 Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj tha se për bashkimin e Mitrovicës veriore dhe asaj jugore mund të vendos vetëm niveli qendror.
Kryeministri tha se rezoluta e miratuar e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së jugut për bashkimin e qytetit thotë se është vendim i cili nuk u takon atyre, “Vendimet e tilla janë nacionale dhe vetëm niveli nacional mund ta merr vendimin për bashkimin e qytetit”.
Haradinaj foli edhe për rastin e dorëheqjeve të kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, ai tha se nuk janë definitive dhe janë duke u shqyrtuar.