Greva bllokon Aeroportin e Prishtinës për 4 orë!

Dy fluturime janë anuluar derisa 6 të tjera janë shtyrë për më vonë për shkak të grevës së kontrollorëve ajrorë në aeroportin “Adem Jashari”.

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), ka njoftuar opinionin publik se me datë 14.02.2019, duke filluar nga ora 08:00 deri më 12:00, për shkak të grevës së paralajmëruar nga ana e Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror (SINKON) lidhur me Ligjin për pagat, kjo agjenci nuk do të mund të ofrojë shërbime të navigimit ajror për fluturimet të cilat kanë qenë në plan të realizohen në këtë interval kohor.


Shoqata Sindikale e kontrollerëve të trafikut ajror, ka mbajtur edhe dje grevë një orëshe, prej orës 08:00 deri në ora 09:00.

Kështu sipas paralajmërimit të shoqatës dje disa fluturime janë shtyrë për disa minuta dhe disa për orë. Turkish Airlines fluturimin e paraparë të realizohet në ora 9:10 e ka shtyrë në ora 10:15. Gjithashtu është shtyrë fluturimi i Swiss nga Prishtina për në Gjenevë për 20 minuta, nga ora 9:20 në ora 9:40.

RAPORTO