Fundjava me rrebeshe shiu dhe bubullima, edhe java e ardhshme me mot të ndryshueshëm

19.06.2020

Gjatë fundjavës në vend do të ketë mot jostabil, diell dhe vranësira që do të përcillen pasdite me rrebeshe shiu dhe bubullima, ka bërë të ditur Prishtina Weather. Moti për ditët e ardhshme: 20.06 – Pjesërisht me diell. Pasdite më vonë dhe në mbrëmje priten rrebeshe të shpërndara shiu dhe bubullima. 21.06 – Në mëngjes…

Fundjava me rrebeshe shiu dhe bubullima, edhe java e ardhshme me mot të ndryshueshëm

Gjatë fundjavës në vend do të ketë mot jostabil, diell dhe vranësira që do të përcillen pasdite me rrebeshe shiu dhe bubullima, ka bërë të ditur Prishtina Weather.

Moti për ditët e ardhshme:

20.06 – Pjesërisht me diell. Pasdite më vonë dhe në mbrëmje priten rrebeshe të shpërndara shiu dhe bubullima.

21.06 – Në mëngjes pjesërisht vranët, në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën dhe në mbrëmje kryesisht me vransira, rrebeshe shiu dhe bubullima.

22.06 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje shiu.

23.06 – Kryesisht vranët, herë herë me shi. Pasdite mundësi edhe për bubullima.

24.06 – Herët në mëngjes riga lokale shiu. Gjatë ditës vransirat do të shpërndahen, e në mbrëmje me kthjellime.

Temperaturat minimalet do të luhaten nga 11C deri 14C, ndërsa maksimalet do të pësojnë rënie nga 24C, të shtunën, në 20C deri 22C, nga dita e diel.

Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare nga veriu-veriperëndimi 4-10m/s, me hove deri në 12m/s.

Etiketat

Ofertat e fundit