Ftohet edhe një profil i lartë i UÇK-së nga Gjykata Speciale
- 07.12.2018
- 0 komente
Një tjetër profil i lartë i UÇK-së është ftuar për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për Kosovën. Pos një ish-komandanti të UÇK-së, nga Prokuroria e Gjykatës Speciale do të intervistohet edhe një figurë e lartë e UÇK-së. Intervistimi i tij do të ndodhë gjatë ditëve në vijim, para festave të fundvitit.

Vetë kjo figurë ka konfirmuar për media se ka marrë ftesën për intervistim, gjatë këtyre ditëve. “E vërtetë është, por ma gjatë nuk mund t’ju tregoj”, ka thënë ai të premten përmes telefonit.
Zyra e Prokurorit të Specializuar deri më tani nuk ka komentuar informacionet e siguruara përmes burimeve.
Lexo: [Ekskluzive] Komandant Remi i ftuari i parë nga Gjykata Speciale
KOMENTE0
Leave a Reply