[Ekskluzive] Komandant Remi i ftuari i parë nga Gjykata Speciale
- 06.12.2018
- 0 komente
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se Rrustem Mustafa, i njohur si komandant Remi, do të jetë ndër të ftuarit e parë të Gjykatës Speciale.
![[Ekskluzive] Komandant Remi i ftuari i parë nga Gjykata Speciale](https://www.suharekaonline.com/wp-content/uploads/2018/12/Rrustem-Mustafa14920649721492065615-660x330.jpg)
Ky akt pritet të ndodhë në afat të shpejt kohor. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ftuar për intervistim të paktën tre pjesëtarë të UÇK’së. Ftesat, siç mësohet, kanë ardhur në fillim të dhjetorit.
Remi ishte komandant në zonën e Llapit ndërsa paslufte ishte deputet nga radhët PDK-së në parlamentin e Kosovës. Në bazë të kësaj, viti 2019 po del të jetë vit i nxehtë për Kosovën.
Indeksonline ka mësuar edhe emra të tjerë të ftuar, por të cilët nuk do t’i publikoi për shkak të mosndërhyrjes në procese hetimore, deri në ftesat zyrtare që do të bëhen. /Indeksonline/
KOMENTE1
[…] Lexo: [Ekskluzive] Komandant Remi i ftuari i parë nga Gjykata Speciale […]