FSK-ja nis operacionet e deminimit
Kompania e Deminimit e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka filluar operacionin e deminimit humanitar për pastrimin e fushave të minuara dhe fushëbetejave, duke u bazuar në planifikimet për vitin 2024.
“Me këtë rast, komandanti i Gardës Kombëtare, gjeneralbrigade Naim Haziri së bashku me komandantin e Regjimentit të Mbrojtjes Civile, nënkolonel Gezim Sada dhe zëvendës komandanti i KDS-së, kolonel Ilir Shyti vizituan ekipet e EOD-së, në Parkun e Lirisë në Ferizaj për të parë nga afër mbarëvajtjen e operacionit dhe për t’i përgëzuar për përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë që po tregojnë në pastrimin e fushave të minuara,” shkruhet në njoftim.
Sipas tyre, gjatë këtij viti, njësitë e deminimit do jenë të angazhuara në pastrimin e tri lokacioneve në territorin e Republikës së Kosovës: fshatin Muradem, majën e Cvilenit në zonën e Prizrenit dhe Parkun e Lirisë në Ferizaj, gjithashtu do të ofrojnë kujdestari 24/7 për largimin e mjeteve të pashpërthyera që mund të hasen nga qytetarët.
Ndërkaq, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës trajnohen dhe ngritën profesionalisht me qëllim që të jenë sa më të përgatitur dhe të gatshëm për t’u dal në ndihmë qytetarëve të vendit me gjitha kapacitetet e saj kurdo dhe kudo që kërkohet.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite