FSK hap konkurs për pranimin e 612 ushtarëve të rinj

15.12.2022

Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkurs për pranimin e 612 ushtarëve aktiv dhe 388 të tjerëve rezervë. Konkursi do të jetë i hapur nga data 15 dhjetor e deri më 15 janar 2023. Po ashtu janë bërë të ditura edhe kriteret për aplikim. Më poshtë i gjeni kriteret e aplikimit: Të jetë shtetas i Republikës […]

FSK hap konkurs për pranimin e 612 ushtarëve të rinj Foto: Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkurs për pranimin e 612 ushtarëve aktiv dhe 388 të tjerëve rezervë.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 15 dhjetor e deri më 15 janar 2023.

Po ashtu janë bërë të ditura edhe kriteret për aplikim.

Më poshtë i gjeni kriteret e aplikimit:

Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës,
Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
Të ketë të përfunduar shkollën e mesme,
Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;
Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;
Të kenë figurë të pastër dhe të mos kenë probleme dëbimi nga shtetet tjera;
Të jetë i moshës 18 – 25 vjeçare në datën e aplikimit;
Të ketë gjatësi trupore jo më pak se 165 cm për meshkuj dhe 160 cm për femra.
Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun; (Kandidatët të cilët bartin tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri të gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun, në rast përzgjedhje janë të obliguar të bëjnë heqjen e tyre paraprakisht në afatin kohor; deri në fillimin e shkollimit për kadet, në të kundërtën do të diskualifikohen);
Këto janë dokumentet e nevojshme për aplikim:

Diploma e shkollës së mesme/ e nostrifikuar, (diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës, duhet të i nënshtrohen procesit të njohjes nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë;
Ekstrakti i Lindjes (jo më i vjetër se gjashtë muaj);
Certifikata nga Gjykata që nuk është i dënuar dhe që nuk është nën hetime;
Vërtetimi nga Policia e Kosovës për të kaluarën e tyre penale (dokumenti të jetë i nxjerrur brenda afatit të konkursit);
Kopje të letërnjoftimit apo pasaportës;
Foto portret 4×4 për aplikim (elektronike);
Dëshmi për kualifikime tjera (nëse posedon);
Dokumenti i zotësisë së veprimit.