Çlirim Gashi
11.04.2019, 15:07

Fshati Vraniç do të bëhet me objekt të ri shkollor

Vraniçi do ta ketë objektin e ri të shkollës fillore.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes facebook ka njoftuar për një lajm të mirë se, fshati Vraniç do të bëhet me objekt të ri shkollor.

Muharremaj shkroi se kjo ka qenë kërkesë e kahershme e banorëve, dhe natyrisht për këtë Komuna e Suharekës i është drejtuar me kërkesë zyrtare Ministrisë së Arsimit.

Po ashtu ai falenederoi, Ministrinë e Arsimit dhe të gjitha ata që kontribuan dhe e vazhdojnë angazhimin.