Formohet Komisioni Parlamentar për Tribunalin

30.05.2019

Kuvendi i Kosovës e ka formuar Komisionin Parlamentar për harmonizimin e qëndrimeve për krijimin e Tribunalit Ndërkombëtar. Të gjitha grupet parlamentare janë pajtuar që të mblidhen së bashku, në një komision ad hoc,  për të harmonizuar qëndrimet që më pas të votohet bashkarishtë nisma për themelimin e tribunalit. Grupet parlamentare do të harmonizojnë qëndrimet edhe rreth […]

Formohet Komisioni Parlamentar për Tribunalin Foto: Ilustrim

Kuvendi i Kosovës e ka formuar Komisionin Parlamentar për harmonizimin e qëndrimeve për krijimin e Tribunalit Ndërkombëtar.

Të gjitha grupet parlamentare janë pajtuar që të mblidhen së bashku, në një komision ad hoc,  për të harmonizuar qëndrimet që më pas të votohet bashkarishtë nisma për themelimin e tribunalit.

Grupet parlamentare do të harmonizojnë qëndrimet edhe rreth Ditës së Gjenocidit, ndërtimit të Muzeut të Gjenocidit, dhe Muzeut të Debimit.

Nga Partia Demokratike e Kosovës përfaqësues në këtë Komision do të jetë deputeti Memli Krasniqi, nga LDK-ja Vjosa Osmani, nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nga AAK-ja Muharrem Nitaj, nga PSD-ja Dardan Molliqaj, nga Nisma, Enver Hoti dhe nga 6+ Duda Balje.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler