Fillon testimi elektronik për patentë shofer

03.07.2019

Që nga sot testimi i njohurive për patentë shofer do të bëhet në mënyrë elektronike, ku sot janë testuar kandidatët e parë duke shfrytëzuar këtë aplikacion. Gjatë përurimit të këtij projekti në Njësinë e Patentë Shoferit në Prishtinë , ministri Pal Lekaj tha se me këtë projekt po vendoset një standard evropian në një testim […]

Fillon testimi elektronik për patentë shofer Foto: Ilustrim

Që nga sot testimi i njohurive për patentë shofer do të bëhet në mënyrë elektronike, ku sot janë testuar kandidatët e parë duke shfrytëzuar këtë aplikacion.

Gjatë përurimit të këtij projekti në Njësinë e Patentë Shoferit në Prishtinë , ministri Pal Lekaj tha se me këtë projekt po vendoset një standard evropian në një testim të rëndësishëm, që ka ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.“e-Testimi” nga sot do të jetë funksional në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë, kurse brenda vitit do të implementohet në tërë territorin e Kosovës. 

Aplikacioni e-testimi kishte filluar të realizohen në vitin 2017 dhe ka kushtuar 240 mijë euro.

Ky projekt ka kushtuar afër 240 mijë euro, ku 200 mijë kanë kushtuar serverët shumë dimensional që janë vendosur në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), ku edhe do të ruhen të gjitha të dhënat e kandidatëve që testohen.​

Ministri Pal Lekaj tha se ka qenë i vendosur që kur ka marrë detyrën e ministrit që këtë departament të bie një rregull dhe sipas tij ky rregull po ndodh sot.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler