Ferat Shala ftohet nga Gjykata Speciale

09.01.2020

Deputeti nga radhët e PDK’s, ish-drejtori i Drejtorisë Kundërzbulim në Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK), Ferat Shala është ftuar nga Gjykata Speciale. Lajmin e ka bërë të ditur vet Shala përmes një shkrimi në profilin e tij. “Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Dua të ju informoj që kam pranuar ftesë nga Gjykata Speciale […]

Ferat Shala ftohet nga Gjykata Speciale Foto: Ilustrim

Deputeti nga radhët e PDK’s, ish-drejtori i Drejtorisë Kundërzbulim në Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK), Ferat Shala është ftuar nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Shala përmes një shkrimi në profilin e tij.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Dua të ju informoj që kam pranuar ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës do i përgjigjem më datë 05.02.2020.

Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndi më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së! Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime!

Me këtë rast, dua të falenderoj trungun tim familjarë që më edukoi në rrugën e drejtë karshi popullit dhe atdheut tim. Shpreh falenderim dhe mirënjohje për të gjithë bashkëluftëtarët, dëshmorët dhe heronjtë për sakrificën sublime që ata bënë. Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!” ka njoftuar Shala.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler