Edhe nesër seancë e jashtëzakonshme
Edhe një tjetër seancë e jashtëzakonshme do të mbahet nesër. Kjo seancë të vetmen pikë të rendit të ditës e ka debatin parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga presidenti. Seanca pritet të fillojë prej orës 10, pikë e rendit të ditës do të jetë:“Debat parlamentar në lidhje me bllokimin e…
Edhe një tjetër seancë e jashtëzakonshme do të mbahet nesër. Kjo seancë të vetmen pikë të rendit të ditës e ka debatin parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga presidenti.
Seanca pritet të fillojë prej orës 10, pikë e rendit të ditës do të jetë:
“Debat parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti”, njofton Kuvendi i Kosovës.
Iniciativa për këtë debat parlamentar ka ardhur nga partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja “Vetëvendosje”.
Kujtojmë se, sot është mbajtur seancë e jashtëzakonshme për shpenzimin e buxhetit të paplanifikuar nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 11 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 11 dite