Edhe Mjekët në grevë

  • 26.12.2018
Edhe Mjekët në grevë

Ditë më parë Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës paralajmëroi grevë, kjo grevë ka për qëllim kalimin e Ligjit mbi pagat
duke u bazuar në amendamentet e FSSHK-së apo Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, si dhe të fillojë menjëherë implementimi i ligjit.

Pasi Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kan paralajmëruar grevë, kjo grevë filloi sot duke filluar nga ora 07:00, do të ketë grevë 24 orëshe në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit.


FSSHK, bëri të ditur se kjo grevë organizohet duke u bazuar në vendimin e Këshillit Drejtues të datës 20 Dhjetor 2018.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë u deklarua rreth grevës së mjekëve, Ministria e Shëndetësisë (MSh) e bëri të ditur për media se janë duke e përcjellur gjendjen e grevës, ata shprehen se gjatë këtij vitit ka punuar për kërkesat e tyre.

Ministria e Shëndetësisë në këtë njoftim, thotë se për Projektligjin për pagat në sektorin publik është punuar, po ashtu Qeveria e Republikës së Kosovës e ka miratuar dhe të njejtin e ka dërguar në Kuvend.

“Me buxhetin për vitin 2019 parashihet rritja e pagave në sektorin shëndetësor”, thuhet ndër të tjera për njoftim. Po ashtu MSh përmes këtij njoftimi ka ftuar mjekët që këtë çështje ta zgjidhin përmes bashkëpunimit dhe dialogut social.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë