Edhe java e ardhshme me mot të ndryshueshëm
Java e tretë e muajit gusht do të vijoj me mot të ndryshueshëm, por me intervale të gjata me diell. Nga dita e hënë deri të enjten, kryesisht pasditeve pritet të ketë zhvillim të vranësirave dhe kushte për reshje shiu i përcjellur me erëra, në formë të stuhive lokale dhe shkarkime rrufesh. Reshjet nuk do […]
Foto: Ilustrim
Java e tretë e muajit gusht do të vijoj me mot të ndryshueshëm, por me intervale të gjata me diell.
Nga dita e hënë deri të enjten, kryesisht pasditeve pritet të ketë zhvillim të vranësirave dhe kushte për reshje shiu i përcjellur me erëra, në formë të stuhive lokale dhe shkarkime rrufesh.
Reshjet nuk do të përfshijnë gjithë territorin, më pak në Dukagjin, ndërsa reshje të intensitetit mesatar parashihen në rrafshin e Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë Celsius.
Indeksi UV do të jetë i lartë në orët e mesditës, prandaj këshillohet të respektohen udhëzimet e IKSHP. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-10m/s.