Edhe Gjermania, pro liberalizimit të vizave për kosovarët

18.07.2019

Burime zyrtare brenda Qeverisë së Gjermanisë i kanë thënë gazetës “Zëri” se Republika Federale e Gjermanisë i vlerëson përpjekjet që Kosova ka bërë për t’i përmbushur kriteret për heqjen e vizave. Ndaj, sipas tyre, propozimi i Komisionit Evropian (KE) për heqjen e vizave për Kosovën tashmë duhet të miratohet edhe në Këshillin e Ministrave, i […]

Edhe Gjermania, pro liberalizimit të vizave për kosovarët Foto: Ilustrim

Burime zyrtare brenda Qeverisë së Gjermanisë i kanë thënë gazetës “Zëri” se Republika Federale e Gjermanisë i vlerëson përpjekjet që Kosova ka bërë për t’i përmbushur kriteret për heqjen e vizave.

Ndaj, sipas tyre, propozimi i Komisionit Evropian (KE) për heqjen e vizave për Kosovën tashmë duhet të miratohet edhe në Këshillin e Ministrave, i cili është organi kryesor vendimmarrës i BE-së.

Deri më tani është mësuar qëndrimi zyrtar i Holandës, të Sllovakisë, të Bullgarisë, të Lituanisë dhe të Finlandës për vizat, shkruan gazeta “Zëri”.

Kosova ka marrë mbështetjen e një prej shteteve më të fuqishme të Bashkimit Evropian (BE) sa i përket liberalizimit të vizave. Gjermania, shtet që ka mbi 82 milionë banorë, është rreshtuar kah vendet që e përkrahin heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Burime zyrtare brenda Qeverisë së Gjermanisë kanë thënë se Republika Federale e Gjermanisë i vlerëson përpjekjet që Kosova ka bërë për t’i përmbushur kriteret për heqjen e vizave. Ndaj, sipas tyre, propozimi i Komisionit Evropian (KE) për heqjen e vizave për Kosovën tashmë duhet të miratohet edhe në Këshillin e Ministrave, i cili është organi kryesor vendimmarrës i BE-së.

Gjersa ka folur rreth kësaj, ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, ka thënë se përkrahja e Gjermanisë është tejet me rëndësi për Kosovën, ndaj e para e MIE-së është shprehur optimiste se kjo mbështetje do të reflektojë edhe te vendet e tjera të BE-së, që kanë ndikim në votimin për vizat.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler