E rikonfirmon SBAShK-u, nga data 14 janar në grevë

E rikonfirmon SBAShK-u, nga data 14 janar në grevë

Ashtu siç edhe jeni të informuar, përmes mjeteve të informimit por edhe nga kryetarët e sindikatave të institucioneve tuaja, si dhe nga kryetarët e sindikatave të komunave tuaja, Këshilli Drejtues i SBAShK-ut në mbledhjen e vet të datës 10.01.2019, në mënyrë unanime ka marrë vendim që i tërë sistemi arsimor duke i përfshirë Çerdhet, Shkollat Fillore dhe të Mesme të Ulëta, Shkollat të Mesme të Larta dhe Universitetet të fillojnë Grevën e Përgjithshme nga data 14.01.2019, nga ora 9:00 deri 12:00, deri në realizimin e kërkesave.


Kërkojmë nga ju që secili të bisedoj gjatë kësaj kohe me prindërit e institucionit tuaj, të kërkoni mirëkuptim dhe përkrahjen e tyre dhe ti bëni me dije, se greva nuk është vullnet i yni, por është një domosdoshmëri për ta rregulluar ligjin e pagave i cili ka qindra defekte, dhe përgjegjës për këtë grevë janë institucionet e Kosovës që nuk janë marrë seriozisht me paralajmërimet e SBAShK-ut, që nga viti 2016, por edhe që nga prilli i vitit 2018.



Gjatë këtyre ditëve mund të plasojnë edhe informata që tentojnë ta përçajnë grevën, e një e tillë e rrejshme veç u përhap sot ne rrjetet sociale gjëja se është anuluar greva,por ju të dashur anëtarë të SBASHK-ut duhet të bazoheni vetëm në informatat që vijnë nga SBASHK-u përmes përfaqësuesve tuaj të cilët ju vetë i keni zgjedhur për ta udhëhequr grevën në institucionin tuaj.

SBASHK do t’ju mbaj të informuar në çdo kohë për negociatat eventuale që do të zhvillohen në institucionet e Kosovës, dhe ju siguron se pa përmbushjen e kërkesave tuaja greva nuk do të përfundon.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Zëri i Qytetarëve
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Digjet një veturë në autostradë, afër fshatit Gelancë të Suharekës
Digjet një veturë në autostradë, afër fshatit Gelancë të Suharekës