E konfirmuar, të premtën GREVË dy orëshe
Këshilli Drejtues i SBASHK-ut pas diskutimeve të shumta e duke përcjellë zërin e të punësuarve në arsim, kanë autorizuar kryetarin e SBASHK-ut dhe kryesinë që në koordinim me Federatën e Sindikatës së Shëndetësisë dhe atë të Policisë të nisin bashkërisht me veprime sindikale. Greva dyorëshe në çerdhe fillon nga ora 6:30 deri në orën 8:30.Greva […]
Foto: Ilustrim
Këshilli Drejtues i SBASHK-ut pas diskutimeve të shumta e duke përcjellë zërin e të punësuarve në arsim, kanë autorizuar kryetarin e SBASHK-ut dhe kryesinë që në koordinim me Federatën e Sindikatës së Shëndetësisë dhe atë të Policisë të nisin bashkërisht me veprime sindikale.
Greva dyorëshe në çerdhe fillon nga ora 6:30 deri në orën 8:30.
Greva në Universitete fillon në orën 8 deri në orën 10.
Greva në shkollat e Kosovës mbahet në dy orët e para në të dy ndërrimet.
Lajmin e ka konfirmuar për SuharekaOnline të mërkurën këshilltari i kryetarit të SBASHK-ut, Ymer Ymeri. Më tutje Ymeri ka treguar se vendimi nga ana e SBASHK-ut është marr dhe vetëm mbetet koordinim me Sindikatën e Arsimit, të Shëndetësisë dhe të Policisë së Kosovës.
“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton opinionin e gjerë se me datë 11.12.2019 në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues diskutoi në lidhje me situatën e krijuar pas dërgimit të Ligjit mbi Pagat në sektorin publik nga ana e Avokatit të Popullit në Gjykatën Kushtetuese, si dhe bashkërendimin e aktiviteteve me Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dhe Sindikatën e Policisë së Kosovës, morën vendim me shumicë votash që me datën 13 Dhjetor 2019 duke filluar nga ora 07:00-15:00 të mbahet Grevë e Përgjithshme brenda institucioneve shëndetësore të tri niveleve të sistemit shëndetësor parësor,dytësor dhe tretësor me moton: Presim pagat me Ligjin e ri”, thuhet në njoftimin e FSSHK-së.
Ndryshe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka paralajmëruar grevë, pasi ankesës së Avokatit të Popullit në Gjykatën Kushtetuese për Ligjin për Paga.