[E FUNDIT] E konfirmuar, mësimi fillon të hënën!
- 01.02.2019
![[E FUNDIT] E konfirmuar, mësimi fillon të hënën!](https://www.suharekaonline.com/wp-content/uploads/2019/02/marreveshja.jpg)
Burime të SuharekaOnline mbrëmë kanë bërë të ditur që është arritur “marrëveshje” në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe SBASHK-ut për rritjen e koeficientit.
Sipas burimeve zyrtarizimi i kësaj “marrëveshje” dotë bëhet ditën e sotme nga të dyja palët. Sipas kësaj greva e mësimdhënësve do të përfundonte në ditën e 14 të saj.
Këtë e ka konfirmuar vet kryeministri, Ramush Haradinaj. Sot, në takim me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe përfaqësuesit e SBAShK-ut përfunduam marrëveshjen me sindikatat dhe u dakorduam që mësimi të fillojë të hënën. Dialogu ynë do të vazhdojë në funksion të përmirësimit të sistemit arsimor në vend. Urime nxënës!, ka shkruar ai.
