22 raste të reja me COVID-19 në Suharekë, 740 në tërë Kosovën

16.08.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 5.646 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 740 raste pozitive. Gjatë 24 orëve të […]

22 raste të reja me COVID-19 në Suharekë, 740 në tërë Kosovën Foto: SuharekaOnline

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 5.646 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 740 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 48 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.157.

Rastet e konfirmuara gjatë 24 orëve janë: Prishtinë  187, Gjakovë  60, Gjilan  54, Klinë  52, Ferizaj  52, Fushë Kosovë  48, Mitrovicë  43, Pejë  37, Prizren  35, Vushtrri  30, Suharekë  22, Shtime  19, Podujevë  17, Gllogoc  16, Malishevë  16, Rahovec  9, Istog  8, Lipjan  8, Kaçanik  5, Viti  4, Kamenicë  3, Dragash  3, Zubin Potok  3, Obiliq  3, Deçan  2, Junik  1, Skenderaj  1, Zveçan  1, Ranillug  1.

Në total numri i rasteve aktive është 8.544.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  18, Gjakovë  5, Fushë Kosovë  3, Podujevë  3, Klinë  3, Prizren  3, Deçan  2, Obiliq  2, Gjilan  2, Lipjan  2, Mitrovicë  2, Skenderaj  1, Rahovec  1, Gllogoc  1.