Dridhjet e fundit të Gjykatës Speciales
Në muajin korrik të këtij viti kryeministri në largim Ramush Haradinaj dhe këtë javë kreu i PDK-së, Kadri Veseli janë emrat e fundit të liderëve shtetërorë që iu bashkuan valës së individëve të cilët morën ftesë nga Prokuroria Speciale. Po ashtu ftesa nga kjo gjykatë mori edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ndërsa duke u […]
Foto: Ilustrim
Në muajin korrik të këtij viti kryeministri në largim Ramush Haradinaj dhe këtë javë kreu i PDK-së, Kadri Veseli janë emrat e fundit të liderëve shtetërorë që iu bashkuan valës së individëve të cilët morën ftesë nga Prokuroria Speciale.
Po ashtu ftesa nga kjo gjykatë mori edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ndërsa duke u bazuar në këto ftesa vlerësohet se cak i radhës i Gjykatës Speciale mund të jetë presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili përmendet ekskluzivisht edhe në raportin e senatorit Dick Marty, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Pas ftesës që mori kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në korrik edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli i cili të enjten njoftoi se është ftuar për intervistim nga po ky organ.
Por, ai nuk tregoi cilësinë në të cilën është ftuar, Veseli vetëm deklaroi se më 4 dhjetor të këtij viti akual do të dalë para Prokurorisë për intervistim.
Ndërsa dje kësaj vale iu shtua edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili ishte njëri ndër komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në zonën e Drenasit. Këtë Lladrovci e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook i cili tha se do të pranojë ftesën me qëllim që ta dëshmojë luftën e drejtë e të pastër të UÇK-së.
Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019. Kurrë në jetë as s’kam pasur hamendje, as s’kam dilemë për drejtësinë e luftës sonë çlirimtare, për rrugën e ndjekur deri në çlirim dhe për pastërtinë e saj shembullore”, ka shkruar Lladrovci.