[DOKUMENT] Greva e Shërbyesve Civilë pezullohet
- 30.01.2019
![[DOKUMENT] Greva e Shërbyesve Civilë pezullohet](https://www.suharekaonline.com/wp-content/uploads/2019/01/Untitled-1-8.png)
Së fundmi, Grevat e shumë sindikatave, kanë kapluar shtetin e Kosovës, duke i kërkuar secila sindikatë interesat e veta, ku së fundmi në grevë kanë hyrë edhe Shërbyesit Civilë, por sot Sindikata e Shërbimit Civil njoftoi që greva e tyre është pezulluar.
Por, pezullimi i grevës së shërbyesve civilë, nuk do të jetë e përhershme, por do të vlejë deri sa të bëhet miratimi i projektligjit për paga.
Në njoftimin për pezullim të grevës nga Sindikata e Shërbimit Civil, thuhet se: “Kjo duke u bazuar në premtimin e kryeministrit se nëse ndodhë rritja në ndonjë kategori tjetër do të përfshihen edhe Shërbimi Civil”.
Kurse, kërkesa e dytë nga Sindikata e Shërbimit Civil, është pranimi i përvojës së punës të dëbuarve nga puna e tyre në vitet e 90-ta, për këtë kërkesë greva do të pezullohet deri sa të bëhet krijimi i komisionit qeveriar duke bashkëpunuar me sindikata, ku ky vendim do të hynë në fuqi nesër më 31 Janar të këtij vitit.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me përfaqësuesit e Sindikatës së shërbyesve civilë, ku të dy palët kanë rënë dakord që të fillojë
dialogu institucional të drejtpërdrejt në mes të Qeverisë dhe Sindikatave të Shërbimit Civil, raporton kallxo.com
