Dita Ndërkombëtare e Shërbyesve Civil

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Shërbyesve Civil, e cila ditë edhe në Kosovë synohet të jetë tradicionale.

23 Qershori – Dita e Shërbyesve Civilë, në botë ka filluar të shënohet me vendim nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 20 dhjetor 2002, kur kjo ditë është caktuar si datë tradicionale për shënimin e Ditës së Kombeve të Bashkuara për Shërbyesit.

OKB-ja, me këtë rast, inkurajoi vendet anëtare, në mënyrë që nga viti 2003 të organizojnë ngjarje speciale për këtë ditë, me qëllim të vënies në spikamë të kontributit që japin shërbyesit civilë, në proceset e zhvillimit të shoqërive.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.