Dita e dytë e Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit

22.10.2019

Edhe sot vazhdon Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit, kjo javë do të jetë nën përkujdesjen e kryeprokurorit të Shtetit të Kosovës, Aleksanër Lumezi dhe gjithashtu në mbështjetjen e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë si dhe UN WOMEN-it. Në ditën e dytë është paraparë të mbahën katër panele tjera diskutimi, ku temat do […]

Dita e dytë e Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit Foto: Ilustrim

Edhe sot vazhdon Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit, kjo javë do të jetë nën përkujdesjen e kryeprokurorit të Shtetit të Kosovës, Aleksanër Lumezi dhe gjithashtu në mbështjetjen e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë si dhe UN WOMEN-it.

Në ditën e dytë është paraparë të mbahën katër panele tjera diskutimi, ku temat do të jenë të ndryshme, si koordinimi ndërinstitucional në trajtimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore, sfidat në trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës, avokimi për të drejtat e viktimave dhe legjislacioni përkatës i shteteve të rajonit dhe aspekti social, psikologjik dhe roli i mediave në trajtimin e viktimave të krimit.

Në këtë vit vlen të theksohet se shënohet edhe 100 vjetori i “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi është zotuar se angazhimi i tij si kryeprokuror i Shtetit dhe i të gjithë mekanizmave relevantë nuk do të mungojë që rastet e viktimave të krimit të trajtohen drejt gjatë gjithë procedurave, ndërsa kryerësit të marrin dënimet meritore.