Sot shënohet Dita Botërore Kundër Duhanit

31.05.2019

Më shumë se 8 milionë njerëz vdesin çdo vit për shkak të përdorimit të duhanit. Më 31 maj shënohet Dita Botërore Kundër Duhanit dhe në të gjithë botën organizohen aktivitete ndërgjegjësuese kundër pirjes së duhanit. Çdo vit më 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe partnerët organizojnë Ditën Botërore të Luftës Kundër Duhanit. Qëllimi […]

Sot shënohet Dita Botërore Kundër Duhanit Foto: Stop smoking now

Më shumë se 8 milionë njerëz vdesin çdo vit për shkak të përdorimit të duhanit.

Më 31 maj shënohet Dita Botërore Kundër Duhanit dhe në të gjithë botën organizohen aktivitete ndërgjegjësuese kundër pirjes së duhanit.

Çdo vit më 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe partnerët organizojnë Ditën Botërore të Luftës Kundër Duhanit. Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell konsumi i duhanit, si dhe advokatimi për ndërmarjen e politikave efektive me qëllim uljen e konsumit të tij

Sipas OBSH-së më shumë se tetë milionë njerëz vdesin çdo vit për shkak të përdorimit të duhanit. Shtatë milionë prej këtyre vdekjeve shkaktohen nga përdorimi i drejtpërdrejtë i duhanit, ndërsa 1,2 milionë janë persona që nuk e përdorin duhanin, por vdesin për shkak se janë përdorues pasiv të tij.

OBSH tërheq vëmendjen se çdo vit rreth 65 mijë fëmijë në mbarë botën humbin jetën nga shqetësimet në rrugët e frymëmarrjes si pasojë e pirjes së duhanit në familje dhe të cilët përballen me pirjen pasive.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot prej orës 10:00 shënon këtë ditë.

Ndërsa, SHFMU “Akademia Ora” dhe OJQ “Human Care” do të realizojnë hulumtim mbi zbatushmërinë e ligjit për duhanin.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler