Dialogu me Serbinë, temë e takimit LVV-LDK
Sot pritet të mbahet takimi i dytë mes dy grupeve punuese LVV-LDK, ku në takimin e parë e cila u mbajtë në ditën e premte janë dakorduar për intensifikimin e takimeve dhe ky takim i sotëm të shërbejë për të konkretizuar diskutimet e së premtës. Ndërsa në këtë takim pritet të diskutohet rreth harmonizimit të…
Sot pritet të mbahet takimi i dytë mes dy grupeve punuese LVV-LDK, ku në takimin e parë e cila u mbajtë në ditën e premte janë dakorduar për intensifikimin e takimeve dhe ky takim i sotëm të shërbejë për të konkretizuar diskutimet e së premtës.
Ndërsa në këtë takim pritet të diskutohet rreth harmonizimit të qëndrimeve mes dy subjekteve, politikave të brendshme dhe atyre të jashtme. Anëtarë të ekipeve kanë bërë të ditur se temë e bisedave të sotme do të jetë edhe dialogu me Serbinë.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të zhvillojnë takimin e dytë në kuadër të grupeve punuese gjatë ditës së sotme.
Duke filluar prej orës 15:00, në Selinë Qendrore të LVV-së, në Prishtinë, përfaqësuesit e dy subjekteve do të diskutojnë rreth harmonizimit të programit qeverisës, rreth politikave të brendshme dhe atyre të jashtme, duke përfshirë edhe dialogun me Serbinë.
Rrjedhimisht anëtarët e ekipeve punuese të këtyre partive kanë thënë për gazetën se takimi i sotëm do të jetë vazhdimësi e takimit të parë të grupeve punuese, i cili u mbajt në fund të javës së kaluar, shkruan Gazeta “Zëri”.
Ndonëse nga ekipet punuese kanë thënë se ende nuk është diskutuar për ndarjen e dikastereve qeveritare, zyrtarë të LVV-së tashmë kanë pohuar disa herë radhazi se Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme i takojnë Vetëvendosjes.
Por nga LDK-ja kanë bërë thirrje të mos vendosen të tilla kushte para se t’i nisin bisedat në këtë drejtim./ZERI/
Etiketat
Banorët e lagjes “Vudro Vilson” në Suharekë ankohen për dëmtimin e asfaltit dhe rrjetit të ujësjellësit
Aktuale para 10 dite
KEDS: Ekipet janë në terren, po punohet për rikthimin e rrymës pas dëmeve nga erërat
Aktuale para 12 dite
Telekomi i Kosovës rrit fitimin në mbi 12 milionë euro, pa shtrenjtuar çmimet për qytetarët
Aktuale para 12 dite