Dezinfektohet Korisha e Prizrenit

07.04.2020

Një ditë pas vdekjes së një gruaje në fshatin Korishë të Prizrenit janë dezinfektuar rrugët dhe trotuaret e fshatit. Këtë e ka bërë të ditur Bujar Dakaj, kryetar i Bordit të kompanisë së pastrimit “Eko Regjioni”. Postimi i plotë: Duke i shprehur ngushëllime familjes së të vdekurës nga fshati Korishë. Bëj me dije se kompania […]

Dezinfektohet Korisha e Prizrenit Foto: Ilustrim

Një ditë pas vdekjes së një gruaje në fshatin Korishë të Prizrenit janë dezinfektuar rrugët dhe trotuaret e fshatit.

Këtë e ka bërë të ditur Bujar Dakaj, kryetar i Bordit të kompanisë së pastrimit “Eko Regjioni”.

Postimi i plotë:

Duke i shprehur ngushëllime familjes së të vdekurës nga fshati Korishë.

Bëj me dije se kompania “Eko Regjioni” ka bërë larjen dhe dezinfektimin e rrugëve dhe trotuareve në gjithë fshatin Korishë.