Dështimet e Republikës së Kosovës në vitin 2019

30.12.2019

Jemi në fund të vitit 2019, ku ky vit ishte përplot me ngjarje interesante, por në këtë vit Kosova ka pasur edhe dështime të shumta. Dështimi pothuajse i çdo vitit është mosliberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, poashtu dështim mund të vlerësohet edhe mosanëtarësim në INTERPOL. Po ashtu dështime kemi edhe në fushën e…

Dështimet e Republikës së Kosovës në vitin 2019 Foto: Ilustrim

Jemi në fund të vitit 2019, ku ky vit ishte përplot me ngjarje interesante, por në këtë vit Kosova ka pasur edhe dështime të shumta.

Dështimi pothuajse i çdo vitit është mosliberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, poashtu dështim mund të vlerësohet edhe mosanëtarësim në INTERPOL.

Po ashtu dështime kemi edhe në fushën e arsimit, rezultati i dobët në testin PISA.

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura më 6 tetor të këtij viti, shumica e qytetarëve votuan për ndryshim, kështu duke u ndëshkuar pushteti i deriatëhershëm PAN dhe duke e nxjerrë fituese opozitën LVV-në dhe LDK-në.

Por, Lëvizja Vetëvendosje e cila sipas certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së është fituese e zgjedhjeve, kishte nisur negociatat me LDK-në menjëherë pas zgjedhjeve, por ende këto dy partitë nuk kanë arritur një marrëveshje finale.

Viti 2019, sikurse edhe vitet paraprake, po ikën pa ndodnjë ndryshim në Kosovës, po ashtu pa ndonjë përmirësim të dukshëm në aspektin social, ekonomik, arsimor e shëndetësor.

Liderët e shtetërorë kishin dhënë data e stinë të caktuara për liberalizimin e vizave, por skemi pasur ndonjë lajm pozitiv për këtë çështje.

Rrjedhimisht, qytetarët do të vazhdojnë t’i dëgjojnë zotimet e njëjta, që përsëriten tash e një dekadë. 2019-a u karakterizua edhe me një diplomaci të dobët, e cila dështoi të sjellë njohje të reja në drejtim të Kosovës. Si rrjedhojë e këtyre dështimeve partitë që ishin në opozitë gjatë legjislaturës së gjashtë, LDK-ja e LVV-ja, në vazhdimësi paralajmëruan rrëzimin e qeverisë./ZERI/

Etiketat

Ofertat e fundit