COVID-19 në Kosovë, mbi 6 mijë e 800 raste aktive dhe 1 mijë e 523 viktima

11.02.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 307 raste të reja me COVID-19. IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 6 raste të reja me COVID-19. Vendbanimet e rasteve të djeshme në Komunën e Suharekës janë: Reshtan 4 raste, […]

COVID-19 në Kosovë, mbi 6 mijë e 800 raste aktive dhe 1 mijë e 523 viktima Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 307 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 6 raste të reja me COVID-19.

Vendbanimet e rasteve të djeshme në Komunën e Suharekës janë: Reshtan 4 raste, Samadrexhë 1 dhe Suharekë 1, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, dje janë shëruar 221 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.661 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.896.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 63.089 raste nga 256.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.532 raste të vdekjes.