Tag: Insituti Kombëtar i Shëndetësisë të Kosovës

  • COVID-19 në Kosovë, mbi 6 mijë e 800 raste aktive dhe 1 mijë e 523 viktima

    COVID-19 në Kosovë, mbi 6 mijë e 800 raste aktive dhe 1 mijë e 523 viktima

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 307 raste të reja me COVID-19.

    IKSHPK-ja ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 6 raste të reja me COVID-19.

    Vendbanimet e rasteve të djeshme në Komunën e Suharekës janë: Reshtan 4 raste, Samadrexhë 1 dhe Suharekë 1, shkruan SuharekaOnline.

    Gjithashtu, dje janë shëruar 221 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.661 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.896.

    Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 63.089 raste nga 256.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.532 raste të vdekjes.