COVID-19 në Kosovë, 26,575 raste aktive dhe 2,457 viktima

30.08.2021

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 1,630 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 36 raste të vdekjes nga ky virus. Brenda 24 ore janë regjistruar 15 raste me COVID-19 në Komunën e Suharekës. Po ashtu, janë […]

COVID-19 në Kosovë, 26,575 raste aktive dhe 2,457 viktima Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 1,630 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 36 raste të vdekjes nga ky virus.

Brenda 24 ore janë regjistruar 15 raste me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Po ashtu, janë shëruar 816 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 113,639 raste.

Ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 26.575.

Numri total i rasteve pozitive është 142,671 raste nga 961,753 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,457 raste të vdekjes.