Buka shtrenjtohet edhe në Suharekë
- 26.11.2018
- 0 komente
Vala e rritjes së çmimit të bukës nga 30 në 40 centë ka përfshirë edhe Suharekën dhe në fshatrat Mushtisht, Shirokë, Sopi dhe Bukosh.

Bukëpjekësit e këtyre lokaliteteve po thonë se po atakohen padrejtësisht dhe se ata janë pala më e dëmtuar në të gjithë këtë situatë.
Agim Vorfaj pronar i furrës ”Diellza ” në fshatin Mushtisht të Suharekës foli për KALLXO.com lidhur me gjendjen aktuale të ngritjes së çmimit të produkteve të miellit.
Ai thotë se si pronarë të furrave janë në një situatë shumë të vështirë.
“Pos çmimit të miellit që është rritur shumë në 5-6 ditët e fundit, ka pasur rritje të çmimeve në të gjitha produktet e tjera, si sheqeri, susami, i cili është shtrenjtuar për 2 Euro, madje rritje edhe në qeset dhe letrat për paketimin e bukës dhe produkteve tjera. Të gjitha këto produkte dhe materiale janë të domosdoshme për ne pronarët e furrave”, tha Vorfaj.
Ai thotë se edhe drutë që i përdorin për pjekjen e produkteve janë shtrenjtuar nga 30 euro sa ka qenë metra vitin e kaluar në 38 euro.
Leave a Reply