Borë e shi gjatë ditëve në vijim!

21.03.2019

Edhe pse sot është dita e pranverës por, moti nuk është i ngrohtë dhe sipas ekspertit të meterologjisë, Sylë Tahirsylaj tregon se në javën e ardhshme do të ketë reshje bore në vendin tonë. Sipas, Sylë Tahirsylaj, moti në këtë javë do të jetë me ulje të temperaturave, por nuk do të ketë reshje bore. […]

Borë e shi gjatë ditëve në vijim! Foto: Ilustrim

Edhe pse sot është dita e pranverës por, moti nuk është i ngrohtë dhe sipas ekspertit të meterologjisë, Sylë Tahirsylaj tregon se në javën e ardhshme do të ketë reshje bore në vendin tonë.

Sipas, Sylë Tahirsylaj, moti në këtë javë do të jetë me ulje të temperaturave, por nuk do të ketë reshje bore.

Megjithatë, sipas tij temperaturat minimale nga dita e hënë do të lëvizin nga -3 gradë celsius deri në +5 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të arrinë deri në 15 gradë celsius.

Tahirsyla theksoi se: “Vendi do të vazhdojë të jetë në ndikimin e fushës barike e cila është duke u ulur dhe këto masa ajrore të cilat janë të pranishme kanë qenë nga Afrika Veriore, në rrugëtim e sipër janë masa që vinë nga pjesa verilindore e rajonit. Deri në fund të javës, deri në ditën e hënë do të jetë mot i pranueshëm çfarë kemi pasur gjatë javës, por me një ulje të lehtë të temperaturave. Ato minimale deri në ditën e hënë do të luhaten nga -3 gradë celsius deri në +5 gradë celsius derisa ato maksimale do të shkojnë deri në 15 gradë celsius”.

Po ashtu, ai tha se nga dita e hënë do të ketë ç’rregullim të motit, ku do të ketë edhe reshje bore.

Ai deklaroi se nga dita e hënë do të kemi prishje të kushteve të motit, do të ketë rënie rapide për shkak të fushës së dobët barike apo shtypjes atmosferike.

Tahirsyla theksoi se: “Nga dita e hënë kemi prishje të kushteve të motit, do të ketë rënie rapide për shkak të fushës së dobët barike apo shtypjes atmosferike. Do të ketë reshje bore dhe shiu. Reshjet e borës do të jenë të paqëndrueshme dhe kalohen. Por efekti pozitiv i këtyre reshjeve është plotësimi i kushteve hidrike të tokës. Kjo mundëson zhvillimin e bimësisë dhe përgatitjen për sezonin pranveror”.