Moti Bora nesër pritet ta zbardhë Kosovën

Moti mbi vendin tonë për dy ditët e ardhshme do të mbajë kryesisht i vranët dhe me reshje bore në viset malore.

Në viset e ulëta do të kemi mot me shi dhe borë.

Ndërkaq të enjten moti do të jetë i vranët.

Temperaturat do të lëvizin, minimalet nga 0 deri në 1 gradë celsius, kurse ato maksimalet e ditës do të jenë nga nga 4 deri në 7 gradë, njofton Instituti Hidrometeorologjik përcjellë Klan Kosova.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi nga 1 deri në 5 m/s.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.