Bien për 2% çmimet e derivateve

22.01.2019

Në shtetin e Kosovës po vazhdon mos rritja e ekonomisë, dhe ky dobësim po ndikon fuqishëm tek çmimi i derivateve. Kjo varfëri ekonomike dhe shumë faktorë tjerë kanë bërë që sot të shënohet një rënie e çmimeve të derivateve deri në 2%. Ky dobësim ekonomik nuk po zhvillohet vetëm në Kosovë, por po zhvillohet në […]

Bien për 2% çmimet e derivateve Foto: Ilustrim

Në shtetin e Kosovës po vazhdon mos rritja e ekonomisë, dhe ky dobësim po ndikon fuqishëm tek çmimi i derivateve. Kjo varfëri ekonomike dhe shumë faktorë tjerë kanë bërë që sot të shënohet një rënie e çmimeve të derivateve deri në 2%.

Ky dobësim ekonomik nuk po zhvillohet vetëm në Kosovë, por po zhvillohet në shumë vende të botës, ku rënie ekonomike ndodhi edhe në shtetin e Kinës, dhe nga ajo rënie shkaktoi dobësim të vlerës në tregjet financiare të Azisë. Shumë kompani priten të mbyllen, ku është raportuar se né 30 vitet e fundit, ky vit është viti me rritjen më të dobët ekonomike. Një fuçi me naftë është shitur në ditën e martë deri në 61.25 dollarë.

Duke pasur parasysh rënien ekonomike në Kosovë e shtetet e tjera, çmimet e derivateve, janë duke qëndruar stabile, për arsye të prodhimeve që janë duke u zvogëluar, në qdo shtet ky zvogëlim i prodhimeve të naftës ka filluar të zbatohet që nga ky fillimvit.