Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) tash asambleist në Komunën e Suharekës nga radhët e LDK-së, Bashkim Ndrecaj më datën 13 mars të këtij viti kishte pranuar ftesë nga Gjykata Speciale sot ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.
Ai ftesën për t’u paraqitur në Hagë e kishte marrë në mars të këtij viti, teksa gjatë ditës së djeshme ishte paraqitur para zyreve të Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Pas intervistimit ai ka folur me radaksinë e SuharekaOnline, teksa ka treguar se në pyetje është marrë në cilësinë e të dyshuarit dhe është mbrojtur në heshtje.
“Sot e kam përfunduar intervistimin në Hagë. Ka qenë në cilësinë e të dyshuarit dhe jam mbrojtur në heshtje”, ka thënë Ndrecaj në një bisedë telefonike me portalin SuharekaOnline.