Bashkësia Islame e Kosovës njoftim për muajin Ramazan

Bashkësia Islame e Kosovës ka dalë me një njoftim për muajin ramazan. Nga BIK kanë deklaruar se agjërimi i ramazanit fillon me datë 24 prill.

Përmes një njoftimi, kryesia e BIK’ut kanë njoftuar besimtarët myslimanë se muaji i ramazanit fillon ditën e premte.

Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, ka përgëzuar besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët.

Njoftimi i plotë i Bashkësisë Islame së Kosovës (BIK):

Agjërimi i Ramazanit fillon më 24 prill 2020

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët myslimanë dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e premte më 24 prill 2020.

Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët.

Me fat Muaji i madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar!

RAPORTO