Bali Muharremaj ndriçon Suharekën!
- 12.12.2018
- Comments Off on Bali Muharremaj ndriçon Suharekën!
Kryetari i Komunës së Suharekës i shoqëruar nga shumë qytetarë, nga stafi i tij ka bërë hapjen solemne të dekorimit të qytetit për nder të festave të fundvitit.

Emocione të veçanta kanë pasur një numër i madh i fëmijëve duke u ndier tejet të gëzuar nga momentet e ndriçimit të qytetit.
Gjatë tërë kohës Bali Muharremaj ka shkëmbyer biseda me qytetarët pjesëmarrës dhe fëmijët e tyre duke dhuruar kapela.
Kryetari u shpreh se nuk do të ndalet me kaq pasi që për vitet e ardhshme do të përkushtohet më shumë për të ardhmen e të gjithë qytetarëve në veçanti fëmijëve.
KOMENTE0