Bali Muharremaj “kopjon” Hashim Thaçin
- 13.11.2018
- 0 komente
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një njoftimi në faqen e tij në Facebook ka njoftuar se sot ka drekuar me punëtorët e EKO REGJIONIT, të cilët e mirëmbajnë ambientin tonë.

Praktika të tilla të ndarjes së shujtave me qytetarë e kishte nisur Hashim Thaçi, mirëpo për dallim nga ky i fundit i cili tregohej i afërt me qytetarë vetëm gjatë fushatave elektorale, kryetari i Komunës duket të jetë tejet dinamik në agjendën e tij, pasi që çdo ditë punë madje edhe në fundjavë shihet afër qytetarëve.
KOMENTE0
Leave a Reply