ATK-ja me 20 inspektorë të rinj

ATK-ja me 20 inspektorë të rinj
F K

29.08.2019 / Lajme

Administratës Tatimore të Kosovës sot janë bashkuar 20 inspektor tatimor, të cilët sot kanë zyrtarizuar pozitën e tyre duke nënshkruar kontratat e punës.

Me këtë rast Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, duke i uruar mirëseardhje inspektorëve të rinj, kakërkuar nga ta që të japin kontributin e tyre në realizimin e misionit të ATK-së, me theks të veçantë trajtimin korrekt dhe të njëtrajtshëm të tatimpaguesve.

Murtezaj potencoi se procesi i rekrutimit ka qenë një proces i drejt dhe transparent, ku përzgjedhja e kandidatëve është bërë në bazë të kritereve të parashtruara me konkurs.

Ky institucion thekson se në vazhdimësi ka pasur një numër jo të mjaftueshme të inspektorëve tatimor, për të mbuluar të gjitha aktivitetet e planifikuar.

RAPORTO