Arrestohet spiuni i AKI-së
- 11.12.2018
- 0 komente
Policia e Kosovës njofton se nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas një hetimi në teren duke e aplikuar nga masat e fshehta të përgjimit të telekomunikimeve me datën 11 dhjetor 2018, nga urdhëresa e Gjykatës Themelore arritën ta ndalin të dyshuarin E.J, lindur më 1992.

I dyshuari është dyshuar se ka kryer disa vepra penale si: ‘Prezantim i rremë si perzon zyrtar’, ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Spiunazh’, i dyshuari është shoqëruar në njësinë kompetente për procedura të mëtejme. Po ashtu i dyshuari E.J e përpiloi një dokument të rremë duke shprehur se ai është zyrtarë në Agjencinë Kosovare për Inteligjencë por këto fjalë që ai i shprehi janë të rrejshme. Personi E.J kur është ndalur nga Policia ai ka thënë se gjoja është zyrtarë i lartë i AKI-së, duke thënë se jam në teren për detyra ose punë konkrete të AKI-së
Policia ka sekuestruar dokumentin e falsifikuar me të cilin ka vepruar dhe prezantuar në mënyrë të kundërligjshme apo të rreme. Pas përfundimit të gjitha veprimeve paraprake hetimore sipas Policisë së Kosovës i dyshuari është intervistuar në cilësi të dyshuarit në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me aktvendim mbi ndalimin nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ai është dërguar në mbajtje prej 48 orëve.
Leave a Reply