Albin Kurti e refuzon edhe ftesën e tretë të presidentit Thaçi

30.12.2019

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ia ka dërguar edhe një letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit. Presidenti Thaçi e ka falënderuar Kurtin për përgjigjen zyrtare dhe duke mirëkuptuar pamundësinë e pjesëmarrjes së tij në dy takimet e së premtes, e ka ftuar atë sërish për takim nesër më 31 dhjetor, në orën 10:00….

Albin Kurti e refuzon edhe ftesën e tretë të presidentit Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ia ka dërguar edhe një letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar Kurtin për përgjigjen zyrtare dhe duke mirëkuptuar pamundësinë e pjesëmarrjes së tij në dy takimet e së premtes, e ka ftuar atë sërish për takim nesër më 31 dhjetor, në orën 10:00.

Në letrën e tij të tretë, presidenti i vendit ka thënë se me qëllim të funksionalizimit sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës, do t’i ndërmarrë të gjithë hapat e përcaktuar në Kushtetutë.

Por, Kurti i ka kthyer përgjigje përsëri presidentit Thaçi duke thënë se fatkeqësisht, nuk do të kem mundësi të vij nesër për takim nga ora 10:00.

Kurti ka propozuar që të takohet të hënën më 6 janar, në një orë të përshatshme për juve.

Dhe në fund Kurti i’a ka uruar festat Thaçit, “Gëzuar 2020”.

Etiketat

Ofertat e fundit