Alarmante: 14 viktima dhe 2 mijë e 541 raste të reja me COVID-19

25.08.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 12.618 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 2.541 raste pozitive. lajm në zhvillim Suharekë, […]

Alarmante: 14 viktima dhe 2 mijë e 541 raste të reja me COVID-19 Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 12.618 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 2.541 raste pozitive.

lajm në zhvillim

Suharekë, konfirmohen 64 raste të COVID-19, 4 raste te fëmijët nga 10-19 vjet

16:16 Prej 64 rasteve të reja me COVID-19 në Suharekë, 32 prej tyre janë femra dhe 32 meshkuj.

Sipas grupmoshave rastet pozitive me Sars-CoV-2 në Suharekë janë: 1 nga 80-++ vjeç, 3 nga 70-79 vjeç, 5 nga 60-69 vjeç, 17 nga 50-59 vjeç, 12 nga 40-49 vjeç, 10 nga 30-39 vjeç, 12 nga 20-29 vjeç dhe 4 nga 10-19 vjeç.

Brenda 24 ore 14 të vdekur nga COVID-19, një prej tyre në Suharekë

16:12 Rastet e vdekjes nga ky virus janë nga këto komuna: Rahovec  4, Gjilan  2, Prizren  2, Suharekë  1, Hani i Elezit  1, Mitrovicë  1, Vushtrri  1, Malishevë  1, Gllogoc  1.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur se viktima e COVID-19 nga Suhareka, është një femër, grupomsha 70-79 vjeç.

64 raste me COVID-19 në Suharekë

16:03 Të infektuarit me COVID-19 janë nga këto vende: Prishtinë  453, Prizren  276, Pejë  186, Gjilan  166, Ferizaj  152, Klinë  145, Gjakovë  145, Mitrovicë  132, Podujevë  126, Fushë Kosovë  113, Istog  74, Lipjan  70, Suharekë  64, Shtime  58, Skenderaj  50, Vushtrri  48, Obiliq  43, Malishevë  36, Kamenicë  35, Deçan  35, Gllogoc  28, Dragash  19, Rahovec  19, Kaçanik  18, Hani i Elezit  18, Viti  17, Graçanicë  12, Shtërpcë  2, Mamushë  1.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes nga ky virus.

Sot janë shëruar 604 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603.

Në total numri i rasteve aktive është 23.845.