AAK thërret mbledhje të befasishme

AAK thërret mbledhje të befasishme
Taulant Krasniqi

03.08.2019 / Lajme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur një mbledhje të befasishme të Këshillit Drejtues, kryesisë dhe kryetarëve të degëve.

Mbledhja e kësaj partie do të mbahet në ora 16:00 në selinë qëndrore të AAK-së në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Arsyeja e thërritjes së kësaj mbledhje ende nuk dihet.

Pas dorëheqjes së kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, AAK ka dal pro zgjedhjeve të jashtëzakonshme për këtë vit.

Ata janë shprehur të gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme.

RAPORTO