AAK nuk e aprovon dorëheqjen e Blerim Kuçit

10.01.2019

Para disa muaje, Blerim Kuçi nga Suhareka, deputet në Parlamentin e Kosovës, i cili bën pjesë në partin e qeverisjes AAK ku disa muaj më parë ka thënë se nëse në muajin Dhjetor 2018 nuk do të bëhet liberalizimi i vizave do të jep dorëheqje nga posti i deputetit, por Ramush Haradinaj vendosi që të […]

AAK nuk e aprovon dorëheqjen e Blerim Kuçit Foto: Ilustrim

Para disa muaje, Blerim Kuçi nga Suhareka, deputet në Parlamentin e Kosovës, i cili bën pjesë në partin e qeverisjes AAK ku disa muaj më parë ka thënë se nëse në muajin Dhjetor 2018 nuk do të bëhet liberalizimi i vizave do të jep dorëheqje nga posti i deputetit, por Ramush Haradinaj vendosi që të mos e aprovojë kërkesën për dorëheqje të deputetit Blerim Kuçi.

Ramush Haradinaj gjatë një konference për media, kreu i kësaj partie tha se nuk do ta aprovojë kërkesën e deputetit e Blerim Kuçi-t, për arsye se nuk është në rregull që të lihen proceset në gjysmë.

Kryeministri i Kosovës njëkohësisht edhe kreu i partisë së AAK-së ka thënë se: “Dega në Suharekë ka pasur mbledhjen e radhës dhe ata kanë qenë kundër vendimit të Blerim Kuçit, dhe unë jam detyruar mos t’ia pranojmë”.

Po ashtu, Ramush Haradinaj deklaroi edhe për aderimet e reja në partin e AAK-së, ku ai tha se do t’i përgjigjen dëshirës së qytetarëve për të qenë pjesë e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.