​44 vjet nga demonstratat e vitit 1981

01.04.2025

Në Prishtinë, më 1 dhe 2 prill 1981, u zhvillua një nga demonstratat më të mëdha politike të organizuara nga rinia e asaj kohe, duke shënuar një pikë kthese në historinë e Kosovës dhe duke kontribuar në shpërbërjen e Federatës Jugosllave.

​44 vjet nga demonstratat e vitit 1981

Këto demonstrata, të cilat pasonin ato të 11 dhe 26 marsit, u karakterizuan nga thirrje të fuqishme për “Kosovë Republikë”, “Duam Liri, Barazi, Drejtësi”, “Duam Bashkim” dhe lirimin e të burgosurve politikë. Solidariteti me këto kërkesa u përhap shpejt në të gjithë popullin shqiptar të Kosovës dhe më gjerë, duke nxitur demonstrata të tjera në qytete të ndryshme të Kosovës.

Këto ngjarje konsiderohen si një shprehje e fortë e frymës nacionaliste për krijimin e shteteve të pavarura kombëtare. Demonstratat e vitit 1981, të cilat kulmuan më 1 dhe 2 prill, arritën një masivitet të gjerë, duke përfshirë jo vetëm studentët, por edhe klasën punëtore të asaj kohe.

Këto demonstrata ishin një moment historik që shënoi një kthesë të rëndësishme në historinë e Kosovës dhe të ish-Jugosllavisë.

Etiketat

Ofertat e fundit