Brenda 24 ore është regjistruar një rast pozitiv me COVID-19 në Komunën e Suharekës.
Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Kamenicë 3, Gjakovë 2, Pejë 2, Graçanicë 2, Prishtinë 2, Suharekë 1, Vushtrri 1, Kllokot 1, Prizren 1, Ferizaj 1.
Po ashtu, janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.292.
Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 4, Klinë 3, Pejë 3, Podujevë 2, Obiliq 2, Viti 1, Kamenicë 1.
Kurse numri i rasteve aktive është 428, prej tyre 14 raste aktive në Komunën e Suharekës.
Numri total i rasteve pozitive është 160,696 raste nga 1,263,990 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,976 raste të vdekjes.