Hoti tregon detaje të reja për pakon e re mbështetëse për bizneset

04.12.2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është takuar sot me përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve dhe të Rrjetit të Shitësve me Pakicë. Në këtë takim Hoti ka thënë se “në takim i ka siguruar për përkushtimin e Qeverisë në vazhdimin e mbështetjes dhe thellimin e bashkëpunimit përballë situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, me qëllim të […]

Hoti tregon detaje të reja për pakon e re mbështetëse për bizneset Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është takuar sot me përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve dhe të Rrjetit të Shitësve me Pakicë.

Në këtë takim Hoti ka thënë se “në takim i ka siguruar për përkushtimin e Qeverisë në vazhdimin e mbështetjes dhe thellimin e bashkëpunimit përballë situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe të bizneseve”.

“Po ashtu, i njoftova se pakoja e re mbështetëse do të jetë në vlerë prej 200-220 milion euro, për tre mujorin e parë të vitit 2021, ku midis tjerash përfshihet edhe zbritja e TVSH-së nga 18% në 8 % për këtë vit, masa këto të parapara me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”, ka shkruar Hoti në një postim në facebook.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet Projektligji Për Rimëkëmbjen Ekonomike është planifikuar të mbahet sot nga ora 11:00.