40 aksidente vetëm për një ditë

Policia e Kosovës, gjatë një njoftimi për media, raportuan se për 24 orë, kanë ndodhur 40 aksidente, ku 13 aksidente ishin me lëndime, dhe 27 me dëme materiale.

Sipas Raportit të Policisë së Kosovës, për 24 orë kanë ndodhur 40 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 13 aksidente ishin me të lënduar dhe 27 aksidente ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë 24 orëshin e fundit, Policia kishte shqiptuar 1303 tiketa trafiku por, pati edhe arrestime ku ndodhën 17 arrestime.

Policia e Kosovës, 9 persona i dërgoi në mbajtje dhe 1 person është në vuajtje të dënimit.

RAPORTO