27 aksidente e mbi 1376 tiketa për 24 orë

15.02.2019

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 27 aksidente komunikacioni, ku u shqiptuan edhe tiketa trafiku dhe arrestime. Sipas Raportit të Policisë së Kosovës, për 24 orë kanë ndodhur 27 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 11 aksidente ishin me të lënduar […]

27 aksidente e mbi 1376 tiketa për 24 orë Foto: Ilustrim

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 27 aksidente komunikacioni, ku u shqiptuan edhe tiketa trafiku dhe arrestime.

Sipas Raportit të Policisë së Kosovës, për 24 orë kanë ndodhur 27 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 11 aksidente ishin me të lënduar dhe 16 aksidente ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë 24 orëshin e fundit, Policia kishte shqiptuar 1376 tiketa trafiku por, pati edhe arrestime ku ndodhën 18 arrestime.

Policia e Kosovës, 14 persona i dërgoi në mbajtje dhe 1 person është në vuajtje të dënimit.